Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dënuar ashpër dhunën ndaj gazetarit Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Ai inkurajon autoritetet që të hetojnë dhe të zbardhin sa më parë ngjarjen.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj thekson “se cënimi i fjalës së lirë, presioni dhe mbi të gjitha dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në një shtet demokratik!”

“Dënoj me forcë dhunimin e gazetarit të Report TV në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Teksa i uroj një shërim të shpejtë zotit Hila dhe bashkëshortes, inkurajoj institucionet shtetërore përgjegjëse të hetojnë dhe zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje.

Cënimi i fjalës së lirë, presioni dhe mbi të gjitha dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në një shtet demokratik”, shkruan në Facebook Presidenti Begaj.

Gazetari i Lezhës, Elvis Hila është dhunuar sot nga dy persona. Sipas dëshmisë së tij, ai është sulmuar për shkak të detyrës, gjë të cilën e konfirmon edhe policia.