Reperi i njohur grek, Trannos është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Athinë, për armëmbajtje pa leje.

Policia greke po kryente kontrolle dhe rastësisht ndaloi një makinë, me të cilën udhëtonin 4 persona.

Gjatë kontrollit në mjet janë zbuluar armë pa leje dhe janë arrestuar 4 personat që gjendeshin në makinë, këngëtari 22 vjeç Trannos, një grek dhe dy shqiptarë të moshës 32 dhe 37 vjeç.

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Publike.