Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, vunë në pranga shtetasin S. S., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe i ka dëmtuar derën e banesës ish-bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.