Kanë kryer rreth 100 vjedhje në dyqane të ndryshme në Atikë.
Kjo është akuza për anëtarët e një bande shqiptarësh, e cila u shkatërrua nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës.
Sipas Policisë greke, gjatë një operacioni të koordinuar kundër organizatës kriminale, janë arrestuar në Kamatero, Keratsini dhe Neo Faliro, dy shqiptarë të moshës 33 dhe 39 vjeç, si dhe tre gra, 25, 33 dhe 41 vjeç.
Njëkohësisht, të bashkakuzuar janë edhe dy persona të tjerë që janë në kërkim. Ndaj tyre është ngritur procedim për krijim të organizatës kriminale, vjedhje të vazhdueshme, mosbindje dhe shkelje të ligjit për parandalimin dhe pastrimin e parave si dhe të substancave narkotike.
Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.