Eshte arrestuar nje 72-vjeçar me iniciale V. Sh., banues në Fier, pasi është denoncuar se ka bërë vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Denoncimin e kanë bërë prindërit e vajzave.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin V. Sh., 72 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, kanë bërë kallëzim në Komisariatin e Fierit, prindërit e dy shtetaseve të mitura se 72-vjeçari ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht vajzat e tyre.