Një 59-vjeçar në Berat i identifikuar si Fatmir Protopapa  është arrestuar nga policia pasi ka kryer veprime të turpshme para një 13-vjeçareje, para hyrjes së pallatit të kësaj të fundit.

Blutë po vijojnë hetimet për të verifikuar kallëzimin që është bërë.

59-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Kreu veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur, në hyrje të pallatit ku ajo banonte, kapet dhe vihet në pranga 59-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas kallëzimit të marrë nga një 13-vjeçare, se shtetasi F. P., 59 vjeç, banues në Berat, kishte kryer veprime të turpshme ndaj saj, kanë kapur dhe vënë në pranga këtë shtetas.

Dyshohet se 59-vjeçari i ka kryer veprimet e turpshme, ndaj shtetases së mitur, në hyrje të pallatit ku kjo shtetase banonte.

Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vepra të turpshme”.