Një 56-vjeçar në Belsh ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se në fshatin Lokalitet, në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë.

I arrestuaroi është shtetasi B. Q., 56 vjeç. Mbi të rëndojnë veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.