Nje 50 vjeçar nga Gjirokastra eshte arrestuar nga uniformat blu, pasi akuzohet se ka ushtruar dhune ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 50 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.