Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Gramsh. Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, thuhet se një 40-vjeçar pas sherrit për pronën ka goditur me sende të forta vëllanë e tij.

Ky i fundit është dërguar në spital ku po merr trajtimin e duhur mjekësor, e ndërsa Z. D., 40 vjeç, banues në Gramsh është vënë në prangat e Policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Z. D., 40 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllanë e tij”, thuhet në njoftim.