Mbrëmjen e djeshme dy të rinj shqiptarë kanë përfunduar në spital, pas plagëve të marra nga sherri me thika mes tyre në Firence të Italisë.

Sipas mediave italiane, dy të rinjtë 20 dhe 23 vjeç, fillimisht janë konfliktuar verbalisht me njëri -tjetrën, më pas sherri ka degraduar në nxjerrjen e armëve të ftohta (thika).

Menjëherë pas i njoftuan për sherrin, karabinierët nga stacioni Incisa mbërritën në vendngjarje, ku gjetën vetëm njërin nga dy djemtë.

20-vjeçari u transportua në spitalin Ponte a Niccheri në Bagno a Ripoli. Atij nuk i rrezikohet jetë, por mund t’i nënshtrohet një operacioni në dorë.

Djali tjetër, i cili ishte larguar pas sulmit, u paraqit vetë në spital dhe mori një prognozë 10 ditore.

Karabinierët e Figline Valdarno po hetojnë, duke përdorur sistemet e kamerave të qytetit dhe dëshmitë e njerëzve që kanë qenë aty pranë kur ndodhi sherri.