Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 39 vjeçar, banues në Ballsh, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 39-vjeçari është kapur nga policia në një lokal të qytetit.

Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 39 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.