Policia në Sarandë ka arrestuar një 36-vjeçar të akuzuar në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Sundimi i ligjit”, u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim V. B., 36 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në muajin korrik të vitit 2022, në banesën e tij, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.