Një 35-vjeçar me inicialet R. B. ka rënë në prangat e policisë pasi një ditë më parë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shoferin e autobusit të linjës Insitut-Paskuqan-Tiranë.

Policia bën të ditur se autori gjithashtu është konfliktuar edhe me dy persona të tjerë.

“R. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Babrru, në autobusin e linjës Insitut-Paskuqan-Tiranë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shoferin e autobusit si dhe është konfliktuar me dy shtetas të tjerë”, njofton policia.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.