Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Divjakë. Një mjet bujqësor tip “Fiat Agri” është përplasur në qendër të qytetit me një motoçikletë  tip “Yamaha”.

Si pasojë e përplasjes ka pësuar dëmtime drejtuesi i motoçikletës, i cili sipas policisë është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:10, në qëndër te Divjakës, mjeti bujqësor tip “Fiat Agri” me drejtues shtetasin rreth 35 vjeç, është përplasur me motoçikletën  tip “Yamaha” me drejtues shtetasin rreth 40 vjeç.