Policia e shtetit ka shtrënguar masat në pikat e kalimit kufitar, qoftë përmes detit dhe qoftë përmes ajrit.
Të gjitha listat e pasagjerëve dhe biletat e prera do ti nënshtrohen kontrolleve përpara se te nisin fluturimet ose te mbërrijnë në Shqipëri udhëtarët.
Duke nisur me Aeroportin e Rinasit, Kukësit dhe 4 portet Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin, çdo kompani ka detyrim të kalojë listat tek njësia e kontrollit të pasagjerëve.
Sipas policisë kjo njësi do të jetë përgjegjëse për kontrollet e lëvizjeve rekordet kriminale dhe dyshimet e përfshirjeve të shtetasve të ndryshëm në trafik droge pastrim parash dhe terrorizëm.
Kjo njësi do të kontrollojë në kohë reale të dhënat me Europol, Interpol dhe policitë partnere dhe shtetasit e huaj që pas një krimi vijnë në Shqipëri për t’u fshehur.