Vijon të ndodhë në aksin rrugor📍Kardhiq-Delvinë

Udhëto me jetën në mëndje!🚘

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Gjirokastrës dhe Delvinës, në monitorim 24/7 me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.

Dhjetëra shkelje të evidentuara gjatë ditës së sotme, deri në këto momente.

Drejtues mjetesh: Rregullat e qarkullimit rrugor janë manuali për një jetë të sigurtë.

Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor është detyrimi ligjor dhe moral që kemi ndaj njëri-tjetrit, në hapësirën që ndajmë bashkë.

Mund të mbërrish kudo edhe brenda normave të shpejtësisë!

Të gjitha akset rrugore, nga Morina në Sarandë, monitorohen me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.