Aksidentet rrugore që kanë prodhuar bilanc lufte, në disa raste janë regjistruar për shkak të sjelljes arrogante të drejtuesve të automjeteve.

Policia ka përforcuar masat, dhe që nga sot kanë nisur me zbatimin e gjobës edhe për personat që hedhin sende nga makina, duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Hedhja e sendeve nga mjeti në lëvizje dënohet me gjobë 25.000-100.000 lekë (sipas nenit 15/1, germa f) të Kodit Rrugor.

Në fakt masën për një shkelje të tillë, Kodi Rrugor e ka pasur të parashikuar, por nuk është zbatuar.