Ndodhi edhe kjo.

Policia rrethon nje stan me bageti.

Keshtu, Policia e Devollit ka zbular se një bari, ka marrë 45 dele kontrabande nga Greqia. Ai i ka futur këto dele përmes kufirit të gjelbë, duke i strehuar ne stanin e tij.

Vetë policia i ka bastisur stanin bariut, i cili mban familjen me ato dele. Absolutisht, që nuk po inkurajohet kontrabanda, por daullet e ligjit duhet të bien për të gjithë, të barabarta.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e këtij shtetasi në fshatin Cerje, Devoll, iu gjetën 45 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.