“Miço” shqiptari me “çelësat magjikë” që i zhdukte makinat në sekonda dhe i hidhte në tregun e zi për pjesë këmbimi duke u zhdukur çdo gjurmë origjine, është bërë problemi i fundit i Policisë greke.

Nëpërmjet dosjes së paraqitur nga Protothema.gr, zbardhet mënyra e funksionimit të organizatës që ishte në shënjestër të Policisë greke, EL.AS.

Deri më tani, 34-vjeçari, pronari i servisit, ka rënë në kthetrat e autoriteteve dhe është dërguar në Prokurori, ndërsa “Miço” shqiptari dhe një tjetër anëtar i grupit janë në kërkim.

Avokati i të arrestuarit z. Alexandros Papaioannidis, referuar çështjes, tregon për protothema.gr se “klienti im që në fillim ka deklaruar në polici se nuk ka kryer as veprën më të vogël të kundërligjshme. Ai punon legalisht dhe biznesi familjar është i ligjshëm në çdo aspekt. Të gjitha provat do t’i dorëzohen hetuesit kompetent”.

Zbulimii i rrjetit ka nisur mëngjesin e 18 gushtit. “Në orët e mëngjesit të datës 18 gusht 2022, një grua ka shkuar në Departamentin e Sigurisë Pagratio dhe ka denoncuar vjedhjen e një makine Hyundai ngjyrë gri, me vlerë totale rreth 7500 €, e cila ishte marrë nga Pagratio gjatë periudhës 16 gusht 2022 deri më 18 gusht 2022.

Një sistem gjurmimi GPS i ishte vendosur më parë makinës së vjedhur dhe viktima iu drejtua aplikacionit për të gjurmuar lëvizjet e fundit të mjetit. Nga historiku i aplikimit ka rezultuar se në orën 3:21 të datës 18 gusht 2022, makina e saj ka qenë e parkuar në kryqëzimin e rrugëve Velestinou dhe G. Kondili në Haidar, ndërsa më pas ka qenë duke lëvizur në zonën e Pallinit.

Rreth orës 11:00 pajisja ka lëshuar sinjal në kilometrin e 17-të të Avenue Spaton në Pallini. Viktima është afruar në vendngjarje përmes parkingut në natyrë aty pranë dhe ka gjetur në një kasolle automjetin e vjedhur dhe një burrë që po çmontonte pjesët e tij.

Image

Ajo ka njoftuar menjëherë policinë dhe efektivët e policisë së ekipit DI.AS me kodin e thirrjes (203-3), kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kapur  personin që ishte duke çmontuar mjetin. Siç kanë konstatuar, është vetë pronari i akuzuar që u ka thënë gojarisht se mjeti në fjalë i është dorëzuar në orët e mëngjesit pa targa dhe pa leje, nga një person me origjinë shqiptare i quajtur “Miço”.

Në raportin e Policisë thuhet se “në bazë të provave të marra nga hetimet, të pandehurit, duke bashkëvendosur për kryerjen e kundërvajtjeve dhe veprave penale, të bashkuar për këtë qëllim, kanë formuar bandën kriminale për qëllime të kundërligjshme. Në kohëra të papaërcaktuara, gjatë hetimeve paraprake kanë kryer vjedhje të dallueshme makinash në Atikë. Me përfundimin e vjedhjeve, ata i kanë çuar menjëherë në kilometrin e 17-të të rrugës së Spatonit në Pallinin, konkretisht në ambientin e jashtëm ku ndodhet një depo – degë e një biznesi me shumicë- shitjesh me pakicë makinash dhe pjesësh këmbimi, që dyshohet se është në pronësi të motrës së të akuzuarit.

Kjo zonë ka qenë “baza” e grupit kriminal pasi aty janë zbërthyer automjetet në pjesë të ndryshme, me qëllim asgjësimin e mëtejshëm si pjesë këmbimi. Pas çmontimit, këto pjesë vendoseshin midis pjesëve të tjera të ngjashme. Përpara se të transportonte automjetet në zonën e sipërpërmendur, grupi kriminal hodhi çdo provë që mund të çonte tek pronari i vërtetë i mjetit si patentë, targa, dokumente të tjera identifikimi etj., duke minimizuar kështu shanset për ta lidhur me kryerjen e vjedhjet

Image