Nga fillimi i vitit në strukturat blu janë përjashtuar 64 punonjës policisë teksa 13 prej tyre janë larguar vetëm në dy muajt e fundit. Shkak janë bërë shkeljet e zbuluara ndaj etikës por edhe ndaj detyrës. Në këtë periudhë nuk kanë munguar as rastet kur ata kanë pasur lidhje me botën e krimit.

Teksa policia e shtetit numëron 10.500 efektivë në radhët e saj, një numër i lartë punonjësish janë përjashtuar me firmë të drejtorit të përgjithshëm të policisë Muhamet Rrumbullaku.

13 efektivë rezultojnë të zhveshur nga uniforma policore. Ata kanë qenë në funksionë dhe sektorë të ndryshëm. Masa ndëshkuesë është ndërmarë për shkak të përfshirjes në veprimtari të paligjshme, apo dhe sjellës jo etikë me qytetarët.

Në total nga fillimi i vitit 64 punonjës të policisë janë zhveshur nga detyra.Edhe pse më një numër të lartë punonjësit e AMP e shikojnë si sukses goditjën e ketyre rasteve.

Polici i fundit që përjashtua nga policia ishte Klisman Nikolli.Ai ishte me detyrë në drejtorinë vendorë të policisë së Lezhës në patrullë të përgjithshmë. Ai kishte marre leje te drejtori i tij për të shkuar në Itali për kurim.

Por hetimet atje zbuluan se si polici së bashku më disa persona të tjerë ishin autorë të vjedhjeve në zona të ndryshmë të Italisë.