Policia e Shtetit ka bllokuar 11 mjete të tjera lundruese, nga Saranda në Durrës si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, gjatë fundjavës.

8 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e qarkut Vlorë, ndërsa 3 mjete lundruese janë bllokur nga Policia Kufitare e qarkut Durrës.

Në Vlorë është bllokuar 1 mjet lundrues Jet Ski dhe drejtuesi i tij është ndëshkuar me masat administrative 100 000 lekë dhe 10 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për mungesë dokumentacioni në bord.

Në Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Ksamil, Sarandë, Durrës dhe Spille, janë bllokuar 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf dhe 1 varkë. Secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni në bord.