Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë të hënë në Maliq të Korçës, ku një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi e ka zënë një mjet bujqësor poshtë.

Policia sqaron se 60-vjeçari ishte duke punuar tokën dhe aksidentalisht traktori është përmbysur.

Si pasojë 60-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është nisur nga familjarët urgjentisht drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

“Paraditen e sotme, në urgjencën e spitalit të Korçës, është dërguar nga familjarët e tij, për të marrë mjekim, shtetasi V. I., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qenë duke punuar me mjet bujqësor (traktor), i cili aksidentalisht është përmbysur dhe për pasojë 60-vjeçari është dëmtuar”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.