Plagosje në fshatin Guci të Shkodrës.

Blutë bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si 59-vjeçari me iniciale A. Z.

Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht, nuk dihen ende rrethanat e plagosjes së 59-vjeçarit, por grupi hetimor po heton për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.