Një nxënëse 10-vjeçare përfundoi në spital këtë të mërkurë në Tiranë, pasi u pickua nga gjarpri.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 12:35, në ambientet e pasme të një shkolle private në Farkë.
“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës për rastin.