Një efektiv policie në Shkodër është pezulluar nga detyra, pasi u filmua duke vjedhur një zarf me para nga një automjet.
Bëhet fjalë për nënkomisarin me iniciale Sh. Gj., me detyrë specialist i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër, për të cilin është njoftuar edhe AMP.
Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.
Videoja në fjalë u publikua në rrjetet sociale nga JOQ, që më pas solli dhe reagimin e policisë.