Amanda Dedej është shpallur kampione e Ballkanit, synon të jetë kampione bote në këtë sport.

Kjo është Amanda Dedej nga fshati Dushk i Lushnjës. 11-vjeçarja që merret me karate, ka fituar 27 medalje ari. Të parën e ka marrë në moshën 8-vjeçare, ndërsa së fundmi është shpallur kampione e Ballkanit. Këtë e cilëson si çmimin më të madh që ka fituar deri tani dhe medaljen e mban në qafë.

Ajo na tregon se stërvitet 6 orë në ditë. Kjo nuk e pengon që të jetë shumë mirë edhe në mësime. Thotë se mban larg telefonin dhe rrjetet sociale. Ka nisur punën për garën e radhës. 11-vjeçarja, tregon edhe synimin që ka.

Trajner i saj është i ati, Lirim Dedej. Ai thotë se Amanda ka një të ardhme brilante.

Vajza 11-vjeçare ka një mesazh për fëmijët. Të njëjtën thirrje bëjnë edhe fëmijë të tjerë të ekipit.

Vitet e fundit është rritur numri i fëmijëve që merren me karate. Vetëm në Dushk të Lushnjës, ekipi numëron mbi 200 fëmijë të moshës nga 4-14 vjeç që merren me këtë sport.