Moderatorja e “Për’puthen”, Oriela Nebiaj, do të futet në parlament.

Ajo do të zëvendësojë Grida Dumën, në listën e PD në Tiranë.

Kjo e fundit lajmëroi dje dorëheqjen.

Nebiaj kandidoi më 25 prill dhe mori 5606 vota preferenciale.

Ajo ishte renditur e 18 në listën e PD-së në qarkun e Tiranës, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër.