Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako do të rikthehet në qeli. Bllako është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Aty është mbajtur seanca që ka vendosur që ish-deputeti të kthehet sërish në burg.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme erdhi pas kërkesës së SPAK e cila ankimoi më herët lirimin e tij nga qelia dhe lënien në “arrest shtëpie”.

Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ai akuzohet se falsifikoi dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave.