Gazetarja Anduena Llabani duke folur në emisionin “Bilardo” për përgjimet e SKY paralajmëroi se do të dalin të dhëna tronditëse, që tregojnë për implikimin e njerëzve të drejtësisë, policisë, shtetarëve dhe medias.
Llabani tha se mund të ketë edhe drejtues ministrish që mund të dalin në përgjime.
Janë 10 mijë faqe. Janë 60 mijë abonentë shqiptarë. Mbas gjuhës angleze, ka qenë gjuha shqiptare më e folura në këto lloj aplikacionesh.
Le të themi që deri tani Metamorfoza është ndarë në tre fraksione, që janë tre qytete të mëdha.
Do dëgjosh perla aty. Është si sindikatë, ku ka prokrurori, gjykatë, shtetarë, media. Janë në ndërveprim.
Krimit shqiptar deri dje i thoshin banda, tashmë s’janë më banda, janë sindikatë. Ndër vite krimi është sofistikuar. Janë rritur dhe kanë kuptuar që media, polici është gjë shumë e rëndësishme, që prokurori është një gjë shumë e rëndësishme, që prokurori dhe gjyqtari duhet të jenë aty në çdo situatë.
Të gjithë janë në funksion të kësaj sindikate. Këta njerëz kanë investuar te prokurorët, policët, sepse kanë blerë njerëz të rëndësishëm, i kanë bërë të duhur dhe të denjë për punën dhe më pas i kanë punësuar për vete.
Implikimi i një prokurori, gjyqtari, mund të flejë edhe 600 mijë euro, dy vila, 7 apartamente. Një rrogë mujore. Pushime luksoze.
Një punë shumë e mirë për bashkëshorten dhe fëmijët, një punë jashtë. Nuk është se janë vetofruar, ata janë blerë sepse është investuar te ta. Ka edhe njerëz të politikës, të nivelit qeverisës.
Mund të jenë edhe drejtues të disa ministrive, që kanë pas enkro, kanë pas SKY dhe janë përmendur në biseda. E di kush është e bukura, është që të gjitha materialet që janë sjellë nga vendet e BE, një kopje ata e kanë mbajtur atje.
Madje kanë rekrutuar punonjës shqiptarë dhe janë duke bërë zbardhjet e tyre, për llogari të veta”.
Llabani tha se SPAK-u është i vetëm në këtë proces dhe nuk po bashkërendohet me institucionet e tjera ligjzbatuese.
Shërbimet tona s’po bëjnë asgjë. SPAK-u sot është i vetëm. Ka vetëm BKH-në. S’ka as SHIK-un as policinë. Në Drejtorinë e Pastrimit të Parave janë njerëz të paguar nga krimi që janë aty ende.
Është bërë si burg, s’ka informacion. Edhe arrestimet e fundit kanë qenë në diskrecion të plotë.
Jam shokuar nga ato që kam lexuar, ku kam parë shuma parash që shkojnë deri në 100 mijë euro, për punë të kryera, apo të mos kryera, nga njerëz shumë të njohur të botës së krimit, të njohur edhe nga politika”.