Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kavajës pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 19-vjeçare, në ambientet e një banese të marrë me qira prej tij.

I arrestuari është 32-vjeçari me inicialet F. O., banues në Kuçovë.

Ai u kallëzua në polici nga 19-vjeçarja.

Nga kontrolli i kryer në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dozë të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.