Pensionistët në Gjirokastër janë në vështirësi në këtë fund vit për të blerë qoftë edhe produktet e shportës për natën e ndërrimit të viteve.
Duke qenë se nga të dhënat e INSTAT Gjirokastra gati gjysmën e popullsisë e ka pensionistë, atmosfera e fundvitit, të paktën në blerjen e produkteve ushqimore, nuk është ajo që pritej.
“Qepa me 1500 lekë. Këto i morën tani, të tjera po morëm, po nuk morëm, me të parë me të bërë”, thotë një pensionist.
“Çmimi ka shkuar dyfish. Akoma nuk kam shpenzuar për festat. Të shohim a do na mbetet gjë”, thotë një tjetër pensionist.
“Vetëm të na varrosin! Të bëjë llogarinë, çdo blej. Me çfarë do t’i blej?!”, shprehet një tjetër qytetar i Gjirokastrës.
E ndërsa pensionistët janë të pamundur të blejnë dhe ankohen për çmime të larta, tregtarët nga ana e tyre shprehen se po përpiqen të mbajnë çmimet në minimumin e tyre, ndërsa nuk mungojnë as dhënia e produkteve ushqimore me lista, pasi me lekë në dorë janë shumë pak që blejnë.
Për të ndjerë apo provuar diçka më shumë nga përditshmëria e tyre, pensionistet në Gjirokastër shpresojnë vetëm te ndihma e familjarëve për të kaluar disi ndryshe natën e ndërrimit të viteve.