Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u ka bërë thirrje qytetarëve, Bashkive dhe Prefektëve që të bashkëpunojnë me Emergjencat Civile për të përballuar rastet e përmbytjeve që mund të shkaktohen nga reshjet e shiut që pritet të përfshijnë vendin në ditët në vijim.

Peleshi tha se për shkak të reshjeve mund të ketë dalje nga shtrati të përrenjve dhe për këtë arsye qytetarët dhe institucionet duhet të sinjalizojnë në kohë Emergjencën Civile për shmangur rrezikun për jetën e qytetarëve dhe dëmet materiale.