Omonia dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kanë zyrtarizuar kandidatët për Bashkinë Dropull, Finiq dhe Himarë për zgjedhjet e 14 Majit.

Siç bëhet me dije, Thanas Maneka është kandidat për Dropullin ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo.

Ndërkohë, kandidat për bashkinë e Himarës do të jetë Fredi Beleri.
Kujtojme që kreu i PBDNJ, Vangjel Dule konfirmoi pak kohë më parë se në këto tre bashki, PBDNJ do të dalë me kandidatët e saj duke u shprehur i bindur se kanë mjaftueshëm shance për të fituar.