Një nuse nga fshati Krutje e Poshtme në Lushnjë, i ka vënë zjarrin kasolles së vjehrrit të saj, në shenjë hakmarrje pas sherrit në familje.
Ajo është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia, teksa bëhet fjalë për shtetasen B.R., 29 vjeçe.
Policia vendore sqaroi se pas veprimeve paraprake dhe denoncimit të marrë ngjarja dyshohet se ka motive të dobëta, teksa kasollja e vjehrrit është djegur plotësisht.
Fatmirësisht dëmet kanë qenë vetëm materiale.