Pas kthimit nga Parisi, kanë folur për mediat edhe dy mundësit medalistë.
Ata dhanë mesazhe të shkurtra:
“Shqipëria, në zemrën time”, tha Chermen Valiev, i cili arriti të siguronte një medalje të bronztë në Paris.
Ndërkohë, sportisti tjetër Islam Dudaev tha se: “Jam i lumtur për këtë rezultat. Inshalla herë tjetër marrim medalje ari.”, ndërsa mbështetësit e tij e pritën me ovacione dhe duartrokitje.