Shqipërisë po i ikin edhe veterinerët. Alarmin e jep Presidenti i Urdhrit të Mjekut veterinar, Ervin Resuli, i cili thotë se nga 60 mjek veteriner që diplomohen çdo vit, gjysma ikin në një nga vendet e BE.
“Shqipëria ndeshet me një mungesë të mjekëve veteriner në tërësi, jo shumë e theksuar por kjo herë pas here ka vënë në vështirësi strukturat veterinare për plotësimin e numrit dhe nevojave me veteriner, kjo pasi mjeku veterinar nuk hyn te profesionet më të vlerësuara dhe kjo ka bërë që një pjesë e veterinerëve, kryesisht të rinj, të largohen. 30 veteriner çdo vit largohen”, tha për euronews Ervin Resuli, president i Urdhrit të Mjekut Veterinar.
Jo vetëm në Shqipëri, por dhe në të gjitha vendet e BE, vitet e fundit po shihet një trend orientues i veterinereve në klinika, duke lënë bosh zonat blegtorale. “Trendi është që veterinerët e kafshëve bujqësore të jenë më të paktët në numër dhe shërbimi në zonat e thella të jetë i munguar në disa raste. Kjo ndikohet nga dy faktor, emigrimi dhe qasja ndaj kafshëve, në klinika veterinare.
Në këto kushte, kërkohet që mjekët veteriner të stimulohen edhe me paga më të mira, që ata të qëndrojnë jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe të punojnë në zona rurale.