Sot do të kemi mot të qëndrueshëm e të kthjellët me temperatura të ulëta në vlerat minimale.

Do të mbetëmi nën ndikimin e të ftohtit Siberian edhe gjatë ditës së hënë ku orët e paradites; do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por moti do të jetë i ftohtë.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si edhe dëbore në të gjithë vendin.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-9m/s, hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 13-25m/s duke u bërë problematike. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5 ballë.