Klodiana Vefa u vra me tre plumba nga bashkëshorti i saj mbrëmjen e së enjtes në Itali. Alfred Vefa ishte larguar prej kohësh nga banesa pasi kanë pasur debate të vazhdueshme, por nuk ishin divorcuar ligjërisht.

Çifti kishte dy fëmijë, 1 vajzë dhe 1 djalë, 14 dhe 17 vjeç, ndërsa shkak për tragjedinë dyshohet të ketë qenë xhelozia e Alfredit.

Klodiana kishte një faqe në Instagram në të cilën postonte vazhdimisht.

Nëse lundron në vitet e shkuara gjenden dhe kujtime me Alfredin i cili kishte një tatuazh dedikuar gruas së tij “në zemrën time je vetëm ti amore”.

Ndërkohë dhe 35-vjeçarja nuk i kishte fshirë fotot me partnerin, pavarësisht situatës kohët e fundit.

Ka dhe komente që janë ende në Instagram-in e viktimës.

“Kush të do nuk dorëzohet kurrë për të të pasur,” – shkruante Klodiana.

“Një si ty nuk mund të mos e dashurosh përjetë,” – komentonte Alfredi.

Ky i fundit komentonte rregullisht në fotot e gruas, ndërsa së fundmi këto komente mungonin. Fatkeqësisht gjithçka u mbyll me vrasjen e Klodianës, ndërsa Alfredi është në arrati bashkë me armën e krimit.