Sipas Meteoalb, e mërkura pritet të jetë dita më e ftohtë, por të enjten dhe të premten temperatura do te rritet.
Ndërsa në fundjavë termometri shënon sërish rekord, duke zbritur deri në -9 gradë në zonat e thella malore.
“I ftohti parashikohet të mbetet prezent deri një fundjavë, edhe pse ditën e enjte dhe të premte kemi një tërhqeqje graduale, do të jetë sërish fundjava që do të sjellë rënie të temperaturave deri në vlera -7 gradë në zonat malore, ato rubane, nuk përjashtohet edhe Erseka me -7 gradë.
Ndërkohë zonat e thella malore do të shënojnë edhe vlera -8 apo -9 gradë.”
Kjo situatë e motit të ftohtë sipas sinoptikanëve është kalimtare, pasi janari parashikohet të jetë më i ngrohtë, me temperatura jo tipike të muajit.
“Pas datës 15 do të kemi sërish rritje të temperaturave. Reshjet do të jenë sporadike, por jo sasi të kosniderueshme.
Pra do të jetë i ngrohtë dhe me reshje tipike të janarit. Nuk presim të kemi dëborë të dendur si në 2021 apo vlera ekstreme si në janar të 2017 ku termoemtri ka zbritur -18.”