Dorothy Hoffner, 104 vjeçarja nga Çikago, e cila u hodh me parashutë, një javë më parë, ndërroi jetë këtë të hënë.

Një javë më parë, Hoffner, u hodh me parashutë nga një lartësi prej 4 mijë metrash, pikërisht për të festuar ditëlindjen e saj.

E ndjera, besohet se vendosi një rekord të ri botëror për parashutistin më të vjetër në botë.

Rekordi botëror “Guinness”, ende nuk e ka përfunduar proçesin e çertifikimit të tij.

Rekordi aktual u vendos në maj 2022 nga 103- vjeçarja Linnéa Ingegärd Larsson nga Suedia.