Këngëtarja irlandeze Sinéad O’Connor ka vdekur në moshën 56-vjeçare, pasi një beteje prej vitesh me shëndetin mendor.

Këngëtarja e mirënjohur nga Dublini publikoi 10 albume në studio, ndërsa kënga e saj ‘Nothing Compares 2 U’ u emërua si kënga numër një botërore në vitin 1990 nga Billboard Music Awards.

O’Connor iu dha çmimi inaugurues për albumin klasik irlandez në RTÉ Choice Music Awards në fillim të këtij viti.

Këngëtarja mori një ovacion të fortë teksa ia kushtoi çmimin, “çdo anëtari të komunitetit të refugjatëve të Irlandës“.

“Jeni shumë të mirëpritur në Irlandë. Ju dua shumë dhe Ju uroj lumturi”, tha ajo.