11 muaj në krye të Policisë së Shtetit dhe ish-drejtori Gledis Nano u shkarkua me motivacionin për mospërmbushje të detyrave dhe objektivave.
Gledis Nano para shkarkimit ka rrëfyer se ka patur dekonspirim të informacionit nga brenda dhe i kanë shpëtuar arrestimit anëtarë të rrezikshëm të bandave të drogës dhe vrasës me pagesë.
“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale. Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3, 4 …18. Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”.
Për kanalin francez “Metropole” në reportazhin “Hetime Ekskluzive” Nano ka shtuar se i është dashur të pushojë kolegë të tij si të përfshirë me personazhe të krimit.
“Ka një reformë të drejtësisë që po vazhdon në këto momente. Prokurorë dhe gjykatës janë shkarkuar dhe ne po bëjmë të njëjtën gjë me policët tanë. Kjo gjë do pak kohë. Për këtë arsye me është dashur të sanksionoj shumë kolegë te mi në pozicione shumë të larta në detyrë. U shkarkuan. Kjo gjë sepse nëqoftëse një ditë do duam të integrohemi ne BE, duhet të përmbysim disa rregulla. Një nga këto është lufta kundër korrupsionit”.