Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të dominohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë, si rezultat i kalimit të masave ajrore me origjinë afrikane.

Megjithatë në pjesën e dytë të ditës, parashikohet një kalim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit, më të theksuara në zonat veriore ku priten edhe rrebeshe afatshkurta shiu.

Parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.