Këtë të martë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në pjesën e parë të ditës në jugperëndim, mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë të ftohta në Verilindje dhe Juglindje me prani të ngricave por edhe mjegull.

Sipas MeteoAlb, temperaturat do të jenë me rritje graduale, duke u luhaturat në vlerat nga 16 gradë Celsius në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa minimalja shkon në – 2 gradë në zonat malore.

Era do të jetë me drejtim Veri-PerËndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdetin e Jonit.

Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur.