Dita e sotme do të jetë e kthjellët dhe me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat :

nga -3°C në 6°C në zonat malore, nga 3°C në 12°C në zonat e ulëta dhe nga 5°C në 12°C në zonat bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.