Situata e atmosferike në të gjithë territorin e vendit mbetet e paqëndrueshme, duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta, ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshe.
Në zonat malore do të shihet prania e reshjeve të dëborës, ndonëse me intensitet të ulët. Gjatë orëve të vona të pasdites pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike duke larguar reshjet e shiut dhe dëborës nga i gjithë terriori i vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatre me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim 2 – 3 ballë.