Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të pakta, ku në ultësirën perëndimore do të ketë reshje të pakta shiu. Ndërsa në Juglindje të Shqipëris parashikohet të ketë reshje të pakta dëbore. por pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim gradual të motit në të gjithë vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, POR ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtesi 55 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar ne det dallgëzim mbi 4 ballë.