Gjatë ditës së sotme vendi ynë parashikohet të jetë deri në mesditë nën dominimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Parashikohet që mesdita dhe orët vijuese të sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë Shqipërinë. Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat malore. Ndërsa në ultësirën perëndimore do të jenë në sasira më të pakta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.