Vendi ynë mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites, ku vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në ekstremin verior dhe zona të izoluara në qarkun e Elbasanit.

Po ashtu do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen edhe më të larta.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 21°C deri në 40°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.