Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ketë një mot me kthjellime dhe kalime vranësira në të gjithë territorin në orët e para të ditës, ku vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore duke krijuar mundësi për reshje shiu në veriperëndim të Shqipërisë.

Pritet që gradualisht vranësirat e shpeshta të përfshijnë pothuajse gjithë territorin duke sjellë reshje shiu edhe pjesërisht në zonat qëndrore gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h kryesisht nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.